Transmetuar më 25-03-2024, 09:10

Pogradec, 25 Mars 2024 /noa.al- Një djalë 25 vjeçar mbeti i plagosur sot pasi u qëllua me thikë nga vëllai i tij 2 vjet më i vogël.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 08:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, raporton noa.al.

Policia lokale tha se në banesë, gjatë një konflikti, shtetasi S. Sh., 23 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) vëllain e tij 25 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital.

Shtetasi S. Sh., aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd