Transmetuar më 25-03-2024, 12:30

Në Moskë, 700 persona u evakuuan nga spitali ku janë shtruar viktimat e sulmit terrorist, njoftoi kanali Telegram Nexta Live që citon noa.al.

Kanalet e telegramit pranë forcave ruse të sigurisë raportojnë se Qendra Kombëtare Mjeko-Kirurgjikale të Pirogovit mori një lajmërim për bombë.

I gjithë stafi i spitalit dhe pacientët u evakuuan nga ndërtesa.

Kërcënimi i është dërguar spitalit me një letër ku thuhet se në kate të ndryshme të qendrës mjekësore janë vendosur katër çanta shpine me eksplozivë të improvizuar me fosfor.

97 persona janë ende duke u trajtuar në spitalet e Moskës, nga gjithsej 182 të plagosur, shkruan RIA Novosti.

Në masakrën në sallën e koncerteve Crocus, terroristët vranë 143 njerëz. /noa.al

🎥 Dalin pamjet: Ja ku janë, njërit i mungon veshi, tjetrit syri dhe i treti në karrocë VIDEO

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd