Transmetuar më 25-03-2024, 13:51

Është zbauluar emri i drejtoreshës së re të QSUT.

Bëhet me dije nga burimet për media se Alma Cani do të jetë drejtoresha e re, pas largimit nga detyra të Albana Ficos.

Cani aktualisht është nëndrejtoreshë tek spitali “Shefqet Ndroqi”.

Nuk dihet ende arsyeja e largimit të saj nga posti që e mbante prej 3 vitesh. Nga ana tjetër kujtojmë se Fico mori detyrën në dhjetor të vitit 2021, ku zëvendësoi Enkelejd Jotin.

Ndërkohë kujtojmë se urgjenca në spitalin e sëmundjeve të brendshme në ‘QSUT’ është jashtë funksionit prej 11 shkurtit, kur në katin -1 të saj ra një zjarr, shkaqet e të cilit janë ende të panjohura dhe po hetohen nga Prokuroria e Tiranës, ndërsa Drejtoria nuk mori masa pas ngjarjes për menaxhimin pa vonesa të urgjencave.

Qytetarët sorollaten para Urgjencës së re, teksa u vonohet ndihma e shpejtë, ndërsa shumica prej tyre dërgohen tek urgjenca e Traumës, pasi nuk marrin shërbimin tek Urgjenca e sëmundjeve të brendshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd