Transmetuar më 25-03-2024, 17:05

Sulmohet efektivi i policisë Admir Okaj.

Ngjarja ka ndodhur afro para dy orësh, në afërsi të banesës së tij në zonën e Zdrales në qytetin e Shkodrës.

Okaj është qëlluar me mjete të forta në kokë nga persona ende të paidentifikuar.

Pasi ka marrë mjekim në kokë në spitalin e Shkodrës është larguar ndërsa po jep dëshminë e tij për policinë.

Okaj ka shërbyer për shumë vite me forcat e FNSH në Shkodër ndërsa prej disa kohësh shërben në qarkun e Elbasanit.

Policia është duke hetuar ndërsa efektivët kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën përreth. Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd