Transmetuar më 25-03-2024, 20:00

Kombëtarja kuqezi është përballur të hënën në një tjetër miqësore me Suedinë, duke synuar të lërë pas atë humbje të hidhur 0-3 në përballjen me Kilin të premten, por ka dalë e mundur edhe nga sfida e luajtur në fushë të huaj.

Në fakt, ndeshja që u luajt në Stadiumin “Friends Arena” të kryeqytetit suedez, Stokholmit, ka parë një lojë të bukur të të dyja skuadrave, që i kanë patur minutat e tyre të mira.

Ndonëse janë vendasit që e nisin më mirë dhe rrezikojnë me Isakun në minutën e 8-të, Shqipëria reagon dhe Armando Broja depërton në zonë dhe pretendon për një 11-metërsh 4 minuta më vonë, por gjyqtari vazhdon lojën.

Nordikët reagojnë dhe  e synojnë gjithnjë e më tepër portën kuqezi dhe, pas një pasigurie në mbrojtje, është shtylla shpëton Kombëtaren. Pas një aksioni nga e djathta, Forsberg godet drejt portës së Strakoshës, por topi rrok shtyllën dhe përfundon jashtë.

Pasi Bajrami ka provuar në minutën e 21-të nga një goditje e lirë, Broja e gjen rrugën e rrjetës dy minuta më pas, por goli anulohet për pozicion jashtëloje.

Loja më pas do të bjerë në monotoni, teksa skuadrat nuk arrijnë të ndërtojnë aksione të mirëfillta sulmuese dhe më tepër përqendrohen t’i prishin lojën njëra-tjetrës. Mbyllet kështu me rrjeta të paprekura pjesa e parë.

Por në pjesën e dytë, Suedia ka gjetur golin në minutën e 62-të, me anë të Nilsonit, që ka përfituar nga pasiguria e mbrojtjes kuqezi dhe e ka dërguar topin me kokë në rrjetë. Gjysmëora e mbetur e lojës dhe 5 minutat shtesë do të shohin Kombëtaren të përpiqet dhe rastet nuk kanë munguar, por ai që ka munguar ka qenë finalizimi dhe për rrjedhojë, Suedia mund Shqipërinë me një gol të vetëm, duke u shkaktuar kuqezinjve të Silvinjos humbjen e dytë radhazi në pak ditë.

Kombëtarja shqiptare luajti në “Friends Arena” në Solna, ndeshjen e dytë miqësore për muajin mars.

Live

23’ Realizon Broja, por dukshëm Offside. Anulohet goli! “Zgjohet” Shqipëria.

18’ Shtyllë e Forsberg, mundësi e artë për Suedinë.

9’ Shtylla shpëton kuqezinjtë pas një aksioni nga e djathta ku Kulusevski pason për Forsberg. Por ky i fundit godet shtyllën me devijimin e tij.

8’ Isak provon vetë nga e majta, Strakosha pret në pozicion.

7’ Isak nga e majta harkon në zonë, Gjimshiti largon rrezikun para portës.

6’ Suedia ka zotërimin e topit, ndërsa Shqipëria pret pak e tërhequr duke nisur kundërsulme.

2’ Forsberg ekzekuton një goditje dënimi ballore, Ramadani ndal në mur sferën.

Statiskat Pj.1

Suedi – Shqipëri

57% Mbajtja e topit 43%

8 Goditje dënimi 3

0 Pozicion jasht loje 1

0 Kartonë të verdhë 0

0 Kartonë të kuq 0

2 Goditje nga këndi 1

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd