Transmetuar më 25-03-2024, 20:46

Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev ka shpërthyer me deklarata të ashpra për masakrën e ndodhur në Moskë 3 ditë më parë ku persona të armatosur vranë 133 persona dhe plagosën qindra të tjerë.

Në një reagim, Medvedev është shprehur se të gjithë personat e përfshirë në sulmin e ndodhur, duhet të vriten. Ai kërkon të njëjtin dënim për personat që kryen sulmin, për ata që e organiuan por ehde për ata që shprehën mbështetje.

“A duhet të vriten? Po ata duhet të vriten. Dhe do të ndodhë. Por është shumë më e rëndësishme të vriten të gjithë ata që janë përfshirë. Të gjithë. Ata që paguan, simpatizuan dhe ata që ndihmuan. Vritini të gjithë.”– mësohet të jetë shprehur ndër të tjera Medvedev në mesazhin e tij.

Ish-presidenti rus, ishte një ndër personat e parë që reagoi pas sulmit duke akuzuar Ukrainën dhe duke thënë se përgjigjia e Rusisë do të ishte edhe më e ashpër.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd