Transmetuar më 27-03-2024, 12:26

Foto: Maria Gabriel, kryeministrja e emëruar sipas një marrëveshjeje për ndarjen e pushtetit nga dy partitë kryesore politike, flet me gazetarët pasi mori mandatin për të formuar një qeveri të re në Presidencën bullgare në Sofje, të hënën, 18 mars 2024. Më parë këtë muaj, Nikolai Denkov i koalicionit reformist të udhëhequr nga "Ne vazhdojmë ndryshimin", dha dorëheqjen si kryeministër pas nëntë muajve të tij, duke i hapur rrugën Gabrielit, një ish-komisionere evropiane që shërbeu si nënkryetare e qeverisë së Denkov dhe ministre e Jashtme. (AP Photo/Valentina Petrova) Për herë të gjashtë në vetëm tre vitet e fundit Bullgaria po bëhet sërish gati për zgjedhje parlamentare dhe sërish të parakohshme.

Shkak për këtë kaos politik dhe qeverisës është bërë refuzimi nga partia e dytë më e madhe në vend që të marrë në dorë krijimin e një qeverie të re.

Ky refuzim vjen pas më herët, majin e kaluar, konservatorët e partisë GERB (Qytetarët për Zhvillimin Demokratik të Bullgarisë) dhe liberalët e Vazhdojmë Ndryshimin (PP) ranë dakord të krijojnë kabinetin qeverisës me modelin e rotacionit çdo nëntë muaj.

Por PP-ja me liderin dhe ish-kryeministrin Kiril Petkov thotë se nuk do të propozojë më emra për qeverinë.

Ndërsa partia më e madhe në vend, GERB, nuk ka arritur të gjejnë mbështetje tjetër për koalicion.

Partnerët në qeverisje përplasen prej muajsh për ndarjen e pozicioneve burokratike, reformën në drejtësi, organet antikorrupsion dhe shërbimet sekrete.

Petkov ka fajësuar kryetarin e GERB-it, Bojko Borisov se "ka frikë nga mëkatet e vjetra dhe preferon një eksplozion politik në Bullgari".

Nga ana e tij, ish-kryeministri Borisov ka deklaruar se "deri në momentin e fundit, PP-ja ka mbajtur qëndrime poshtëruese, kanë dashur të uzurpojnë pushtetin".

Të dyja partitë kanë pranuar se përfundimi i këtij ngërçi mund të vijë pas zgjedhjeve të reja në muajt e ardhshëm – vendim ky që do të vononte më tej reformat e kërkuara nga Bashkimi Evropian.

Situata politike në vend pritet të komplikojë përpjekjet e Bullgarisë për t’iu afruar sa më shumë standardeve të BE. E ndërkohë, vendi synon t’i bashkohet zonës Shengen gjatë vitit në vijim dhe të pranojë euron si monedhën kryesore.

Bullgaria është edhe një shtet anëtar në NATO dhe furnizues i rëndësishëm i Ukrainës me armatime.

Opinionistët shprehen se trazirat e mundshme do të promovonin retorikën proruse nga krahët më ekstremë politikë në vend.

Dështimi i dy partive të mëdha

Ne Vazhdojmë Ndryshimin, një fraksion që ishte partneri kryesor në koalicionin qeverisës që drejtonte vendin ballkanik për nëntë muajt e fundit, nuk do të propozojë një formacion kabineti.

Këtë e njoftoi Kiril Petkov, ish-kryeministër dhe udhëheqës i partisë, në një intervistë me kanalin privat BTV të mërkurën, citon noa.al.

Partia më e madhe e Bullgarisë, Gerb, nuk arriti të sigurojë mbështetje për një kabinet pas bisedimeve të pasuksesshme të koalicionit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd