Transmetuar më 28-03-2024, 12:44

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës.

Ish-ministri është zyrtarisht i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre.

Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, ndërsa SPAK pritet të dorëzojë dosjen në GJKKO me kërkesën për nisjen e gjykimit.

Beqaj do të jetë në bankën e të akuzuarve së bashku me ish-zëvendësin e tij në Ministrinë e Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj që mori koncesionin e sterilizimit, të dy në burg që prej gushtit të kaluar, aty ku u janë komunikuar edhe akuzat.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd