Transmetuar më 28-03-2024, 20:31

TIRANË- Në tregun e këmbimit valutor vendas, sot është shënuar një ulje e ndjeshme e të gjitha monedhave të huaja në raport me lekun.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot dollari amerikan u ul me me 0.65 lekë dhe këmbehet me 95.87 lekë kundrejt 96.52 lekë që u këmbye dje.

Ndërsa euroja sot këmbehet me 103.47 lekë, me një ulje prej 1.16 lekë në këmbim me dje, kur monedha europiane u këmbye me 104 lekë.

Paundi britanik sot këmbehet 120.93, dukë pësuar një ulje me 1.01 lekë nga dita e djeshme.

Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 105.93 lekë, ose 0.71 lekë më pak se një ditë më parë.

Luhatjet në kursin e këmbimit kanë qenë të vazhdueshme prej më shumë se 1 vit, dhe zhvlerësimi më i madh i valutave ndodhi në pikun e sezonit veror vjet për shkak të fluksit të turistëve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd