Transmetuar më 29-03-2024, 09:37

Pas dorëheqjes së Jorgo Goros nga posti kryebashkiakut në detyrë të Himarës, vendi ka mbetur vakant dhe pa drejtues.

Përpos Jorgo Goros, në burg ndodhet edhe Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i dënuar me 2 vite burg pasi u kap duke blerë votat para zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Këshilli Bashkiak i Himarës do të mblidhet sot dhe të vendosë me votë se cili prej dy nënkryetarëve, Blerina Bala apo Pervin Gjikuria do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja.

Në këtë rast Partia Socialiste ka 13 vota në Këshill, përkundrejt 8 vota të koalicionit opozitar, pra mazhoranca do të zgjidhë e vetme.

Kështu, Blerina Bala është pretendentja kryesore për të drejtuar bashkinë deri në zgjidhjen përfundimtare të ngërçit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd