Transmetuar më 29-03-2024, 10:54

Ka nisur me tensione mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Banorët me thirrje në greqisht, kanë kundërshtuar prezencën e prefektit e Vlorës Vangjel Tavon si dhe drejtuesin e PS-së Blendi Klosin dhe janë përplasur me forcat e policisë të cilat janë parë brenda ambienteve të Bashkisë.

Pas dorëheqjes së Jorgo Goros nga posti kryebashkiakut në detyrë të Himarës, vendi ka mbetur vakant dhe pa drejtues.

Përpos Jorgo Goros, në burg ndodhet edhe Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i dënuar me 2 vite burg pasi u kap duke blerë votat para zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Dy nënkryetarët janë Blerina Bala dhe Pervin Gjikuria të cilët do të zgjidhen nga këshilli i Bashkisë së Himarës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd