Transmetuar më 30-03-2024, 07:50

Territori shqiptar do të paraqitet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4 °C vlera më e ulët në Pukës deri në 26 °C vlera më e lartë në rang territori, ku do të shënohet në qytetin e Fierit dhe Sarandës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim i ulët.

Kosova

Republika e Kosovës do të vijojë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm si pasojë e masave ajrore me origjinë Perëndimore dhe jugperëndimore.

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët në të gjithë vendin; ndërsa pas mesdite parashikohet të ketë herë pas here kalime të lehta të vranësirave, të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Lindore dhe Veriore të Kosovës, por nuk do të mund të gjenerojnë reshje në territor.

Temperaturat e ajrit do të vijojë të rriten si në vlerat minimale, edhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 3°C minimalja deri në 21°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehte dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd