Transmetuar më 03-04-2024, 21:08

Çifti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi duket se kohët e fundit janë më të vëmendshëm ndaj shëndetit të tyre sesa aktivitetit politik.

E ndërsa bashkëshorti i saj hedh video pa fund nga ushtrimet e tij në palestër, ku para ca ditësh vendosi të hipte edhe mbi një paralele në natyre, duke ngjallur edhe reagime të shumta ironike nga ndjekësit, as Monika nuk mbetet pas.

Edhe kjo e fundit i ka hyrë fuqishëm palestrës, ndërsa sot ka publikuar një video ndërsa bën ushtrime për shpinën. Kryemadhi që nga largimi nga drejtimi i LSI-së, tani Partia e Lirisë, duket se ka më shumë kohë të lirë për t’u marrë me palestër, ndërsa nuk kanë munguar akuzat që ajo ka bërë edhe ndërhyrje estetike. Madje ajo është kallëzuar në SPAK nga Idajet Beqiri për fshehje të ardhurash dhe se ka harxhuar rreth 300 mijë Euro për ndërhyrje estetike.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd