Transmetuar më 03-04-2024, 23:15

Konsumimi i rregullt i "ushqimit me kalori boshe" siguron energji në formën e sheqerit dhe yndyrave jo të shëndetshme, por ofron vlera minimale ushqyese kur bëhet fjalë për mineralet dhe vitaminat

Nëse merrni rregullisht ushqime të tilla, kjo çon në shtim në peshë dhe ngadalëson metabolizmin.

Kur trupi merr kalori pa lëndët ushqyese shoqëruese të nevojshme për metabolizmin, ai bëhet më pak efikas në përpunimin e atyre kalorive.

Janë tre ushqime me kaloritë boshe të lartpërmendura që ofrojnë shumë pak ose aspak vlera ushqyese dhe ngadalësojnë metabolizmin tonë.

1. Patate të skuqura

Ky është një shembull i shkëlqyer i një ushqimi me kalori boshe që ngadalëson shumë metabolizmin tonë, kryesisht sepse përmban yndyrna të pashëndetshme, natrium dhe sheqerna të rafinuar.

Vërtet janë të shijshme dhe të thjeshta për t’u përgatitur e madje të lira kur blihen, por mos harroni diçka, nuk kanë kalori që i shërbejnë metabolizmit dhe për më tepër, kur i blini të gatshme, nuk dihet me çfarë vaji bëhen dhe sa herë e djegin atë.

2. Ushqime të ëmbla

Çokollatat, ëmbëlsirat e tjera si dhe pijet e ëmbla gjithashtu ngadalësojnë metabolizmin. Indeksi i lartë i glicemisë në këto ushqime shkakton rritje të menjëhershme të sheqerit në gjak, të ndjekura nga rënia që çon në një ndjenjë plogështie dhe lodhjeje.

Edhe këto janë fort të shijshme, por të paktën përdorini rrallë dhe jo si pjesë të përditshme të vakteve. Për më tepër zgjidhni çokollata cilësore dhe me përqindje të lartë kakaoje.

3. Bukë e bardhë

Mielli i bardhë kalon në një proces rafinimi, i cili bën të humbasin të gjithë përbërësit e dobishëm, kështu që ne marrim një produkt me vitamina, minerale dhe fibra më pak të nevojshme.

Nëse konsumoni rregullisht bukë të bardhë, do të shtoni në peshë dhe do të ngadalësoni metabolizmin tuaj.

Ndaj blini bukë integrale apo të zezë, por gjeni furrën e besuar që nuk ju shet bukë të zezë thjesht nga mielli i ngjyrosur. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd