Transmetuar më 05-04-2024, 15:06

Shtyhet regjistrimi i popullsisë në Kosovë.

Tashmë janë njoftuar të gjithë ekipet që është shtyrë procesi i regjistrimit të popullsisë.

Ekipet janë udhëzuar që sot vetëm të shpërndajnë fletushka informuese për procesin e regjistrimit.

Mësohet se procesi është shtyrë për shkak të problemeve teknike që janë shfaqur.

Edhe në komunën e Zveçanit, regjistruesit serbë janë dorëhequr, mirëpo siç ka njoftuar kryetari i kësaj komune, Ilir Peci ata menjëherë janë zëvendësuar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd