Transmetuar më 06-04-2024, 08:30

Sipas MeteoAlb, zhvillimi i një anticikloni në veri të Afrikës me ndikim deri në brigjet e në Ballkanit do të sjellë në territorin shqiptar kushte të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të jetë dominant.

Kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri vonë pasdite kur pritet shfaqje e vranësirave të lehta e kalimtare si fillim në veri të vendit dhe gradualisht në të gjithë territorin; megjithatë nuk do të ketë reshje.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta edhe gjatë ditës së shtunë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C temperatura më e ulët, deri në 28°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Do të mbeten prezente masat ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të Kosovës; gjatë orëve të para të ditës. Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore. Parashikohet që situata e motit të mbetet stabël deri mëngjesin pas-ardhës.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë konstante në orët e mëngjesit, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 5°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 22°C vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Prizrenit.

Era do të fryjë e lehtë paradite, por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd