Transmetuar më 06-04-2024, 14:39

Shenjat se partneri/ja po ju tradhton mund të jenë të papërfillshme, por kur bie alarmi, duhet të veproni menjëherë

Dreka familjare, udhëtime, foto plot buzagaz në rrjetet sociale. Gjithçka duket si një lidhje, bashkëjetesë apo martesë krejtësisht harmonike, por pas saj fshihet një e vërtetë ndryshe, jo aq e bukur.

Terapisti psikoseksual Josif Fidanovski ka treguar për mediat se sa shpesh rezulton që problemet në martesë dhe marrëdhënie të fshihen nën rrogoz, d.m.th. që në pamje duket se gjithçka është në rregull, por partneri/ja në fakt ka dikë në krah, citon noa.al.

"Tradhtia apo mashtrimi ka ekzistuar që nga kohra të lashta, sepse njerëzit në thelb janë qenie poligame. Megjithatë, në kushtet e sotme, për shkak të ritmit të vrullshëm të jetës, njerëzit nuk dinë të përfshihen me njëri-tjetrin dhe të punojnë për afërsinë dhe intimitetin e tyre.

Njerëzit në përgjithësi nuk arrijnë të merren me vetë cilësinë e lidhjes, të kenë një jetë të rregullt dhe higjienë mendore. Përveç kësaj ka edhe tendencë drejt zgjidhjeve të shpejta dhe sipërfaqësore, ndaj imponohet mashtrimi/tradhtia, si diçka që do t’ua freskojë jetën”, thotë ai.

Terapisti regon edhe pse njerëzit tradhtojnë më shumë, veçanërisht meshkujt:

"Përvoja nga praktika tregon se ka njerëz që kanë zhvilluar një stil të shthurur, pra janë të varur nga ndryshimi i partnerit/es. Pastaj ka njerëz që kanë ndonjë problem në marrëdhënien ose seksin me partnerin/en e tyre.

Ka edhe nga ata që nuk e kanë përjetuar mjaftueshëm seksualisht, ndaj tradhtojnë për shkak të kuriozitetit dhe një mundësie që nuk mund të huhumbasë, si aventurat seksuale me prostitutat, për shkak të ndjenjës së lirisë dhe momenteve të reja mistike”, thotë eksperti dhe shton se një studim në Britania e Madhe tregoi se 50 për qind e partnerëve të martuar të anketuar tradhtojnë njëri-tjetrin.

Dhe si mund ta kuptojmë se partneri ynë po na tradhton? A ka shenja, situata, gjeste, zakone të maskuara që tregojnë se ai/ajo është në të vërtetë i/e pabesë edhe pse çdo gjë duket në rregull nga jashtë? Çfarë saktësisht demonstron që ai/ajo ka një tjetër?

"Gjëja e parë është të qëndrosh më gjatë në punë. Ky është alarmi i parë. Më pas, një shenjë mashtrimi është zakonisht përdorimi i vazhdueshëm i celularit, si dhe blerja e rrobave të reja, ndryshon veshja.

Si shenjë tradhtia është dhe shtirja kinse janë xhelozë, e kjo, për të mbuluar pabesinë, por edhe mendësia, indiferenca, prania e pamjaftueshme, pakënaqësia…"

Dhe këtu kemi ardhur te thënia e vjetër që një grua e di gjithmonë, se ajo thjesht e ndjen kur një burrë e tradhton, edhe pse gjithçka duket se është në rregull.

Megjithatë, shpesh ndodh që njerëzit të qëndrojnë në një marrëdhënie të tillë, dhe nga këtu lind pyetja se pse ai është ende atje edhe pse ka një tjetër në krah dhe pse ajo e anashkalon faktin e tradhtisë bashkëshortore në rast se e di për këtë.

"Ka disa arsye pse ndodh kjo, pse gratë mbyllin njërin sy kur dinë se partneri ua dredh me tjetër apo të tjera. Familja përfaqëson një port të sigurt për të. Meshkujt zakonisht nuk tradhtojnë për arsye emocionale dhe rrallë bien në dashuri. Në shumicën e rasteve, ata thjesht emocionohen nga një trup i ri femëror. Ky është gjykimi i disa grave.

Nga ana tjetër, gratë janë aty sepse janë të lidhura në shumë mënyra, thotë terapisti i çifteve.

"Ata janë të lidhur përmes historisë së tyre, përmes fëmijëve, financave, lidhjes së përbashkët me njerëz të tjerë. Ekziston edhe frika e pasojave të mundshme negative për fëmijët dhe jetën e tyre në rast të një ndarjeje.

Gratë shpesh janë të varura financiarisht, kështu që kjo i pengon ato të largohen nga një marrëdhënie e tillë”.

Dhe sapo të ndodhë një tradhti dhe të bëhet e ditur, dilema është nëse do të thotë automatikisht një ndarje apo nëse ka një rikthim.

Tradhtia ndonjëherë mund të jetë edhe fanar ndriçues për të dyja palët për sa i përket avancimit drejt një marrëdhënieje më të mirë dhe më të thellë.

Sa shumë kanë thënë se nuk do ta falnin kurrë një mashtrim, sepse besimi nuk mund të rifitohet, por kur ndodh, gjithçka shikohet ndryshe. Kjo qasje e ndryshme është shpjeguar gjallërisht nga Josif Fidanovski me shembullin e praktikës nga Lindja.

"Japonezët kanë një teknikë të lashtë të quajtur kintsugi, e cila është arti i riparimit të objekteve të thyera qeramike duke përdorur llak japonez të përzier me pluhur ari. Ndryshe nga praktika evropiane, ku fshihen çarjet, kjo procedurë japoneze e kthen çdo objekt të thyer në një lloj kryevepre."

Pra, në fund të fundit është se është më mirë të përqafoni papërsosmëritë në mënyrë që të mësoni diçka prej tyre sesa t’i injoroni ato, sepse atëherë nuk ka përmirësim.

Fotot: Shuterstock

"Si për çdo krizë, tradhtia mund të jetë një mundësi për zhvillim, por vetëm nëse të dy partnerët e njohin këtë mundësi, me pendim të sinqertë të atij/asaj që tradhtoi. Në çdo rast, përgjegjësia është e barabartë për të dy, që të ndërmarrin hapa të mëtejshëm për të punuar në qasjen e mëtejshme".

A do të thotë kjo se është e mundur që dikush të tradhtojë dikë dhe prapë ta dojë atë? Cili është sfondi i një situate të tillë?

“Kur dikush e tradhton dikë, nuk do të thotë se nuk e do, por se nuk ka një ndjeshmëri seksuale dhe respekt mjaftueshëm të zhvilluar për partnerin/en”, përfundon terapisti. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd