Transmetuar më 06-04-2024, 14:38

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 00:00, një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Bedri Mustafa në qytetin e Klinës në Kosovë. Nga pamjet e publikuara, shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Dyshohet se në këtë aksident, kanë mbetur të lënduar 9 persona.

Ndërsa ende nuk është bërë e ditur shkaqet e këtij aksidenti.

“Rreth orës 00:00 ka ndodhur një aksident në Klinë në mes dy veturave. Si pasojë e aksidentit 9 persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal për tretman mjekësor. Ndërsa, për rastin është duke u marrë njësia e trafikut rajonal”.

Numri i madh i aksidenteve në trafik, po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd