Transmetuar më 06-04-2024, 18:22

KOSOVË– Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Klinë të Kosovës.

Në aksident janë përfshirë dy automjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat në Kosovë, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai tha se të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

“Rreth orës 00:00 ka ndodhur një aksident në Klinë në mes dy veturave. Si pasojë e aksidentit 9 persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal për tretman mjekësor. Ndërsa, për rastin është duke u marrë njësia e trafikut rajonal”,është shprehur Rugova.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd