Transmetuar më 06-04-2024, 23:33

NJë ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë Kosovë, në rrugën “Bedri Pejani” ku një person është plagosur me armë zjarri. Ngjarjen e ka konfirmuar për mediat në Kosovë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti. Më tej, Ahmeti konfirmoi se lidhur me rastin është identifikuar një person i dyshuar.

“Në këtë rast, nga arma e zjarrit lëndime trupore ka pësuar një person dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar i cili është identifikuar si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë ajo.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd