Transmetuar më 08-04-2024, 21:45

TIRANË-Kryetari i Bashkisë Tiranës, Erion Veliaj, ka komentuar lajmin e publikuar sot se është thirrur nga SPAK.

Veliaj ka thënë për Top Story se, asnjë media që e nxorri lajmin nuk e ka pyetur.

Ndërkohë kryebashkiaku i kryeqytetit garantoi se, nëse e thërret SPAK ai do të jetë i gatshëm të shkojë.

Veliaj: "Si nuk më pyeti asnjë media që e nxorri lajmin e thirrjes? Jam i gatshëm të shkoj në SPAK nëse më thërret, po nuk jam thirrur. Jemi në bashkëpunim për çdo gjë që na kërkohet’.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd