Transmetuar më 09-04-2024, 07:30

Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë deri pas mesditës, kur priten kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin por më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe verilindore të territorit.

Parashikohet që pasditja dhe në vijim të karakterizohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë vendin, por nuk priten reshje në territor.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 28 – 29°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të paraqitet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zona veriore dhe veriperëndimore por nuk priten reshje. Po ashtu pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë dominante.

Ndërkohë temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë si në mëngjes edhe në vlerat maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 3 gradë C vlera më e ulët deri në 24 gradë C vlera maksimale në rang territorit. Era do të paraqitet mesatare dhe hera – herës e fortë duke arritur shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi permanent juglindor.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd