Transmetuar më 10-04-2024, 07:31

Horoskopi i Paolo Fox është një mundësi për t’u informuar për të gjitha të rejat që lidhen me botën e astrologjisë, kalimet e planetëve të rëndësishëm dhe ngjarjet më me ndikim astral.

Çdo ditë astrologu italian formulon vëzhgime astrologjike për dashurinë, punën dhe shëndetin për të dymbëdhjetë shenjat e zodiakut, përkthyer nga noa.al. 

Dashi: Sipas horoskopit të Paolo Fox, sot pritet të keni ende atë shtysë që ju ka shoqëruar prej ditësh, dëshirën për të përballuar sfida të reja. Është mirë të stimuloni të tjerët që të përfshihen, por bëni kujdes të mos e teproni, përndryshe do të shkaktoni pakënaqësi.

Demi: Sot Hëna në shenjën tuaj do ju ndihmojë të merrni vendime të rëndësishme, si në dashuri ashtu edhe në punë. Kushdo që përfshihet në një sfidë do të duhet të sigurohet që të dalë fitimtar me çdo kusht. Lajmet e fushës profesionale janë në horizont. Në dashuri keni nevojë për më shumë qartësi.

Binjakët: Pse nuk filloni të mendoni për disa plane për të enjten dhe të premten, kur Hëna do të jetë në shenjën tuaj? Me Venusin në aspekt miqësor do të mund të gjeni më shumë qetësi në dashuri, pavarësisht nga gjendja juaj aktuale. Marsi tek Peshqit mund të shkaktojë shumë stres.

Gaforrja: Deri në gjysmën e dytë të prillit mund të mos merrni përgjigje e po ashtu mund të përjetoni momente më të tensionuara në dashuri. Jini të durueshëm dhe prisni që qielli të marrë një formë të re. Shqetësimet e punës janë aty, por punoni për t’i kapërcyer sa më shpejt.

Luani: Në këto ditë dashuria do të jetë e favorizuar, si për ata që kanë ide të ngatërruara se çfarë po bëjnë dhe çfarë duhet të bëjnë, ashtu edhe për ata që prej disa kohësh janë vetëm. Sigurisht, personi interesant nuk do të dërgohet në formë pakoje drejt e në shtëpinë tuaj, por do të keni më shumë mundësi për të pasur takime të rastësishme. Çështjet e parave apo pronës duhet të zgjidhen sa më shpejt.

Virgjëresha: Siç parashikon horoskopi i Paolo Fox, sot do të vazhdoni një rishikim të plotë të jetës suaj,  proces që filloi ditë më parë. Brenda pak ditësh do ta keni më të qartë se si të veproni, çfarë vendimesh të merrni për të ardhmen tuaj. Gjithsesi, një këshillë, nuk duhet ta lini të sigurtën për të pasigurt.

Peshorja: Më në fund do të rifitoni pak më shumë qetësi, në sajë të kalimit të Hënës në Dem. Do të fillojë të jetë e qartë se trazirat që po përjetoni tani do t’ju jenë të dobishme në të ardhmen, për të përmirësuar jetën tuaj. Po kaloni një periudhë të madhe çlirimi.

Akrepi: Sot Hëna në opozitë do ju imponojë kujdes absolut me të tjerët. Do të bënit mirë të mos reagoni ndaj provokimeve të të tjerëve dhe të mos emocionoheni shumë nëse së shpejti do të keni një provim apo një provë për të përballuar. Nëse po mendoni të bëni diçka të re, mund të ndiheni më të shqetësuar se zakonisht.

Shigjetari: Do të jetë vërtet e vështirë të qëndrosh beqar, me yje të tillë! Ata që nuk do të kenë ndonjë takim të veçantë do të jenë kështu sepse janë mbyllur prej disa kohësh në guaskën e tyre. Në ditët në vijim do të shtohen mundësitë për të bërë diçka inovative dhe imponuese, për të gjetur zgjidhje për problemet tuaja.

Bricjapi: Sipas horoskopit të Paolo Fox, sot do të keni yje që mund të çojnë në rishikimin e disa aspekteve të jetës suaj, pritshmëri shqetësuese, probleme të vogla. Do t’ju duhet shumë durim nëse lajmet që prisni vonojnë të vijnë. Kujdes në marrëdhëniet me Virgjëreshën, Ujorin dhe Peshoren.

Ujori: Sot po afrohet një ditë e ndrydhur: faji i Hënës disonante. Mos u dëshpëroni nëse diçka nuk shkon mirë, por shtyni gjëra, deri në gjysmën e dytë të javës. Ditë të favorshme për ata që duan të bëjnë punë të reja apo projekte të lidhura me shtëpinë. Kushtojini vëmendje gjendjes fizike.

Peshqit: Sot mund të bëni përparime të rëndësishme, si për shembull nënshkrimi i një kontrate, arritja e një marrëveshjeje. Tani e tutje, deri në fund të majit, shumë Peshq do të mund të arrijnë qëllime interesante. Duhet të veproni tani, sepse duke filluar nga qershori duart tuaja do të jenë më të lidhura. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd