Transmetuar më 10-04-2024, 13:18

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Leposaviç. Si pasojë dy të rinj të moshës 25-vjeçare kanë humbur jetën.

Mediet në Kosovë bëjnë me dije se dy makina janë përpasur kokë më koë me njëra-tjetrën. Gjithashtu në gjendje të rëndë ndodhet edhe një person tjetër.

Pas mesnate një automjet Audi 6 me targa të Beogradit ka kaluar në korsinë e kundërt dhe është përplasur kokë më kokë me një automjet Peugeot, i cili po lëvizte në korsinë e tij, ka thënë për KoSSev, Munish Avdija, shef i njësisë së komunikacionit në rajonin e Policisë së Kosovës në veri.

Drejtuesit e të dy makinave kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të rënda.

Bëhet fjalë për personat me iniciale M.B. dhe Gj.M., të dy 25 vjeç, kurse trupat e tyre janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Pasagjeri i njërës prej makinave ndodhet në gjendje të rëndë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd