Transmetuar më 13-04-2024, 18:05

Një ushqim konsumi të përditshëm që shitet në rrjetin e supermarketeve Aldi, që është në grupin ku gjendet edhe Lidk, rezulton me pesticide dhe po apelohet të mos përdoret.

Bëhet fjalë për një produkt turshie që dyshohet se përmban gjurmë pesticidesh, citon noa.al mediat gjermane të cilat iu referuan analizës Oko-Test.

Hulumtimi nga Oko-Test tregoi se shumë nga produktet e testuara përmbanin gjurmë të pesticideve.

U konstatua se dy të tretat e turshive të markave të ndryshme që u testuan, ishin të kontaminuar me pesticide.

Veçanërisht alarmante janë dy pesticide të identifikuara, glyphosate dhe dimethomorph, të cilat ekspertët besojnë se shkaktojnë shqetësim të veçantë.

Shtatë pesticide u zbuluan në "Crown King Genießerfasschen Gevurzgurken" të Aldit. Marka të tjera si Hengstenberg dhe Spreevald Feldmann janë gjithashtu të prekura.

Rreziqet e mundshme për shëndetin

Veprimi i pesticideve të ndryshme mund të rrisë efektet toksike të produktit, gjë që çon në rreziqe të mundshme për shëndetin.

Duke pasur parasysh këto rezultate, mbrojtësit e të drejtave të konsumatorit bëjnë thirrje për rregullimin e vlerave kufi ndryshe nga ato aktuale të BE-së. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd