Transmetuar më 15-04-2024, 07:35

Sipas MeteoAlb do të vijojë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike Shqipëria duke bërë që moti i kthjellët dhe i ngrohtë të jenë dominant.

Kjo situatë meteorologjike do të vijojë edhe gjatë orëve në vijim ku kthjellimet do të jenë të pranishme pothuasje në të gjithë territorin, por vranësirat do të jenë të pranishme si edhe do të rritet ndjeshëm lagështira në ajër.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante gjatë mëngjesit POR ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgë deri në 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës; do të përfshihet nga masat ajrore të qëndrueshme të cilat do të dominojnë kushtet e moti për gjatë gjithë 24_orëshit në vend duke bërë që kthjellimet të jenë dominante.

Parashikohet që; pas mesditës dhe në vijim të ketë kalime vranësirash nëpër të gjithë Kosovën ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por ulen me 3 gradë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C minimalja deri në 26°C vlera maksimale në rang territori.

Ndërkohë; era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd