Transmetuar më 15-04-2024, 15:51

Studentja 20 vjeçare, Vlera Sadiku ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të hëne, për shkak të plagëve të shumta të marra në aksidentin e ndodhur pak javë më parë në Kosovë.

20 vjeçarja u përplas nga treni në lagjen Lakrishtë të Prishtinës në datën 26 mars.

Sipas mediave kosovare, lajmi i ndarjes nga jeta të studentes, është bërë i ditur nga shefi i Mjekimit të Intesnsives, Shaqir Uka, i cili ka deklaruar se e reja nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra në aksident.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd