Transmetuar më 16-04-2024, 13:04

Edmond Lajçi, është arrestuar nga policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij me armë zjarri.

Sipas informacioneve të deritanishme, ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit, në rrugën “Bill Clinton” në Pejë.

Ngjarja e rëndë në Pejë/ Mimoza Kusari-Lila: Dënimi maksimal, është minimumi për vrasësit Gjithashtu, mësohet se Gjyljeta Ukella, ishte prej 20 vitesh punonjëse në drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në komunën e Pejës.

Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj, ka thënë për mediat në Kosovë, se çifti kanë tre fëmijë dhe se rasti është në hetim për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë, që tronditi mëngjesin e sotëm Kosovën.

Në vetëm pak ditë, në Kosovë janë vrarë dy gra nga bashkëshorti dhe ish-bashkëshorti.

Më 12 prill, u vra 21-vjeçarja Erona Cokli, brenda zyrës së qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, nga ish- bashkëshorti i saj Valon Aliu.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd