Transmetuar më 18-04-2024, 10:15

Korçë, 18 Prill 2024 /noa.al – Jeta e një burri në moshë të thyer u shua pak minuta më parë në një aksident rrugor.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 09:30, në lagjen nr. 17, Korçë, pranë vendit të quajtur "Kryqëzimi i Voskopit".

Noa.al raporton se shtetasi B. D., 76 vjeç, banues në fshatin Ravonik, ishte duke drejtuar një biçikletë, kur është përfshirë në aksidentin fatal.

Burri në moshë të thyer është rrëzuar në rrugë dhe gjatë transportimit për në spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd