Transmetuar më 19-04-2024, 08:20

Francesco Totti dhe Noemi Bocchi, më të bashkuar se kurrë dhe në të gjitha aspektet një familje. Revista e përjavshme "Chi" e përjetësoi çiftin në një moment të bukur dhe intim; kungimin e Tommaso, djalit që 35-vjeçarja ka me ish-bashkëshortin Mario Caucci.

“Totti iu bashkua partneres së tij në festë, në një atmosferë harmonie dhe dashurie të madhe. Totti u pa me vjehrrinë e tij, të cilët e pritën si djalë, – shkruan revista. – Një klimë që të bën të mendosh, pasi të jetë përcaktuar ndarja nga Ilary Blasi, edhe për martesën e tyre”.

Francesco Totti iu bashkua Noemi Bocchi dhe familjes së saj në një restorant, pas ritit fetar. Dizajnerja e luleve zgjodhi të festonte për djalin e saj Tommaso në "L’Isola del Pescatore", një nga vendet e dashura për zemrën e ish-kapitenit të Romës.

Aty, më shumë se 20 vite më parë, Totti i kërkoi Ilary Blasit të martohej me të. Që kur u lidh me Noemi, është kthyer aty disa herë me të. Imazhet e "Chi" tregojnë se Francesco ka hyrë në zemrën e familjes së Noemit. Prania e tij në një ditë kaq themelore është dëshmi e kësaj.

Francesco Totti krijoi menjëherë një marrëdhënie të shkëlqyer me fëmijët e Noemi Bocchi. Kjo e fundit është nëna, jo vetëm e Tommaso, por edhe e Sofie. Dy djemtë janë shumë të afërt edhe me Isabela, fëmijën e tretë të Tottit dhe Ilary Blasi.

Të vegjlit duket se e kanë njohur vogëlushen kur Totti dhe Noemi filluan të takoheshin. Megjithatë, Isabel nuk mori pjesë në kungimin e Tommaso. Ditët e fundit ajo ishte me nënën dhe partnerin e saj Bastian Muller në Maltë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd