Transmetuar më 18-04-2024, 20:46

IZRAEL- Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir ka pohuar se zgjidhja e vërtetë për t’i dhënë fund mbipopullimit në burgjet izraelite është aplikimi i dënimit me vdekje për të burgosurit palestinezë që ai i përcakton si terroristë. Në një shkrim në platformën X, kreu i partisë së ekstremit të djathtë, Fuqia Hebraike, shprehu lumturinë që qeveria izraelite miratoi një propozim për ndërtimin e 936 objekteve shtesë të paraburgimit për të burgosurit palestinezë.

“Ndërtimi shtesë do të mundësojë strehimin e një numri më të madh terroristësh në burg dhe do të zgjidhë pjesërisht krizën e mbipopullimit në burgje”, tha Ben-Gvir.

Ben-Gvir shtoi se dënimi me vdekje për palestinezët është zgjidhja e duhur për problemin e mbipopullimit të burgjeve. Gjithashtu shteti izraelit ka një numër të madh të burgosurish palestinezë, të cilët janë arrestuar gjatë ofensivës së fundit të filluar më 7 tetor. Ndryshe, Izraeli dhe Palestina vitin e kaluar kanë shkëmbyer të burgosurish palestinezë me pengje izraelite.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd