Transmetuar më 18-04-2024, 21:44

TIRANË- Kreu i PL-së, Ilir Meta i ftuar në "Çim Peka LIVE" tha se ka një përpjekje për të marrë vulën e Partisë së Lirisë. Sipas tij, këtë përpjekje po e bën SPAK, SHIK-u dhe Engjëll Agaçi, sekretari i Përgjithshëm i kryeministrit Edi Rama. Meta se vula e PL-së po tentohet të vidhet për tja dhënë Ramës.

Meta: Ka një përpjekje për të marrë vulën e Partisë së Lirisë, për të ja dhënë Edi Ramës. kjo nuk ndodh. Nëpërmjet SPAK, SHIK-ut, Agaçit. Bashkëpunëtorët e brendshëm janë ata që thonë mos nxirrni Ilir Metën, Tedi Blushin, Petrit Vasilin, Erisa Xhixhon, mos i nxirrni.

I di ai. A të kam thënë unë ndonjëherë mos nxirr këtë apo atë? Jo, unë u kam thënë në Partisë e Lirisë që dilni. Dilni dhe më shani dhe mua, nuk ka asnjë problem. Luan Hajdaraga miku im thoshte; më mirë edhe të shajnë, edhe të bësh gabime, por të ekzistosh në politikë se sa të mos jesh asgjëkundi. Edhe kur bën gabime edhe kur ekziston, me pak mençuri e kthen atë në pozitivitet. Ti nëse nuk ekziston të duhet shumë punë për të hyrë në treg si një produkt i ri. Po nuk qe ti prezent si Parti e Lirisë, do të jenë tjerët.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd