Transmetuar më 19-04-2024, 10:53

Në përfundim të ndeshjes mes Manchester City dhe Real Madridit, e cila përfundoi me fitoren e spanjollëve me penallti, ka pasur një shkëmbim të bukur opinionesh mes Fabio Capello dhe Carlo Ancelotti.

Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë në "Sky Sport", Capello deklaroi: "Carlo Ancelotti është trajneri më i mirë në botë, këtë e thonë rezultatet. Ai luan ndryshe, në varësi të lojtarëve që ka.

Ai është i hapur, siç tha Bellingham, e ndihmon skuadrën, nuk i ‘vë pranga’. Ancelotti transmeton forcë dhe besueshmëri në dhomat e zhveshjes, ndiqet nga të gjithë lojtarët”.

Përgjigja e Ancelottit nuk vonoi: "Fabios duhet t’i ketë pëlqyer mbrojtja jonë, po ashtu edhe mua. Nuk ishte një ndeshje e hapur, por e vështirë, shumë e vështirë. Ne luajtëm siç duhej, duke u përpjekur të përfitonim nga kundërsulmi dhe të mbroheshim mirë".

Më pas trajneri i Real Madridit komentoi fjalët e Costacurta, sipas të cilit vetëm madrilenët mund të dilnin përtej parashikimeve: “Ka të drejtë”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd