Transmetuar më 19-04-2024, 11:20

Tentoi të vrasë bashkëshorten me automjet dhe ishte i dënuar për veprën penale të vrasjes në tetntativë, arrestohet 50-vje♪5ari në Rrogozhinë.

Komisariati i Policisë Kavajë finalizoi operacionin e koduar “Break”.

Gjatë operacionit është kapur Rakip Meçaj, 50 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Durrësit, me vendimin e datës 07.07.2022, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg”, për veprat penale "Vrasja”, mbetur në tentativë, "Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës" dhe "Dhuna në familje". Në muajin korrik të vitit 2022, ky shtetas ka tentuar të vrasë, duke e goditur me automjet, bashkëshorten e tij, e cila ka qenë me urdhër mbrojtjeje.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd