Transmetuar më 19-04-2024, 11:22

Nis në gjykatën e Elbasanit seanca gjyqësore për dhënien e masës së sigurisë dy personave që akuzohen për përdhunimin e një 31-vjeçari me probleme mendore.

Paraprakisht mësohet se prokuroria do të kërkojë “arrest me burg pa afat” për B.Jollen i cili ka pranuar pjesërisht ngjarjen. Jolla para oficereve të policisë ka deklaruar se e kane zhveshur 31-vjeçarin. Ndërkohë për R. Ballën prokuroria do të kërkojë “arrest me burg me afat”, pasi mbrojtja ka paraqitur alibinë, sipas së cilës personi i dyshuar nuk ka qenë fare i pranishëm në vendin e ngjarjes në kohën kur pretendohet nga akuza.

Pritet që alibia, të cilën mbrojtja e pretendon se e ka të dokumentuar me pamje filmike, të vërtetohet nga hetimet e organit të akuzës. Denoncimi për përdhunimin e 31-vjeçarit u bë nga e ëma e tij e cila posedon një bar kafe pranë subjektit që dy të akuzuarit punonin si roje.

Herë-herë djali shkonte në vendin e rojës dhe dërgonte kafen aty ku mendohet se ka ndodhur edhe akti. Mjekësia ligjore konfirmon abuzimin seksual ndaj 31-vjeçarit me probleme të shëndetit mendor. Do të jenë hetimet e mëtejshme që do të vërtetojnë kush janë autorët.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd