Transmetuar më 19-04-2024, 12:11

Flakadanë, tym edhe flakë para bashkisë Tiranë.

Protestuesit kanë hedhur edhe shishe me molotov, duke shkaktuar një zjarr të madh në hyrje të bashkisë.

Opozita po proteston që prej orës 11:00 para bashkisë, pas arrestimeve të disa ish-zyrtarëve të këtij institucioni për abuzim me detyrën për dosjen ‘5D’.

Ata kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj.

Përveç molotivit dhe flakadanëve, protestuesit hodhën edhe bojë të zezë dhe mollë drejt Bashkisë. Për më tepër shihni videon e siguruar për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd