Transmetuar më 19-04-2024, 12:38

Estetikët e futbollit ndoshta nuk do të kenë mbetur të kënaqur me eliminimin e Manchester City nga Champions League në duart e Real Madridit. Skuadra e Pep Guardiolës pa dyshim është një nga ato që luan futbollin më spektakolar në botë dhe ndoshta meritonte më shumë në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Sidoqoftë, Thierry Henry nuk është i të njëjtit mendim. Në Spanjë flitet shumë për lojën thellësisht mbrojtëse nga Carlo Ancelotti në pjesën e dytë, kur "Los Blancos" ishin në avantazhin e një goli në "Etihad Stadium" dhe praktikisht në gjysmëfinale. Epo, në debat ka ndërhyrë edhe një legjendë e futbollit, sot trajner i Francës U-21.

Duke folur për CBS, ish-sulmuesi u shprehu kështu: “Në futboll ekziston një gjë që quhet mbrojtje. Ju gjithashtu mund ta kontrolloni lojën duke u mbrojtur mirë, është pjesë e këtij sporti.

E di që njerëzit do të thonë se Manchester City është skuadra më e mirë, se luajti më mirë se Real Madridi, por mbrojtja është pjesë e futbollit. Real Madridi u mbrojt shumë mirë. Mendoj se skuadra më e mirë, ajo që u mbrojt më së miri, u kualifikua në gjysmëfinale”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd