Transmetuar më 19-04-2024, 12:41

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Por cilët janë banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram?

Ai është një banorët më të komentuar të “BBV3”. Bëhet fjalë për Jul Dedën, i cili këtë javë është rritur me 1 mijë ndjekës, nga 449 mijë ka shkuar në 450 mijë. Roza Lati po ashtu ka shtuar 1 mijë ndjekës nga java e kaluar, nga 829 mijë tashmë numëron 830 mijë.

Kalojmë tek çifti i vetëm momentalisht brenda “BBV3”, Heidi dhe Romeo. Heidin ka pasur një rritje prej 1 mijë ndjekësish, por nga ana tjetër Romeo nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve duke pasur sërish 336 mijë njësoj si javën e kaluar. Sa i përket Meriton Mjekiqit, njësoj si javën e kaluar ai është rritur sërish me 2 mijë ndjekës në Instagram dhe tani numëron 324K.

Ndërkohë, një rritje prej 1 mijë ndjekësish ka pasur Erjola Doçi duke shkuar nga 263 në 264 mijë. Sa i përket dosa prej banorëve më të rinj se pjesa tjetër e shtëpisë, Françeska ka shtuar 2K në Instagram, Liami ka fituar 200 ndjekës nga java e kaluar dhe numëron 29.8K ndjekës, ndërsa Jetmiri është rritur me 3.4K duke numëruar tashmë 60.7K. Nga ana tjetër Egla Ceno, ka humbur 400 ndjekës dhe tashmë ka 72.6K në Instagram./TAR

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd