Transmetuar më 20-04-2024, 13:20

Thjesht bëni një shëtitje nëpër rrugët e Milanos qendrore, në mes të "Javës së Dizajnit", për të kuptuar plotësisht se çfarë do të thotë ndeshja e së hënës, më 22 prill.

Pozicionet e krijuara nga renditja e Serie A e nxit më tej rivalitetin mes Milanit dhe Interit, në funksion të derbit që mund të sigurojë edhe matematikisht titullin për skuadrën e Simone Inzaghit.

Drejtori i përgjithshëm i zikaltërve, Giuseppe Marotta, ngriti tonet e tij në fillim të fundjavës, duke ndezur emocione. I intervistuar në rrugët e qendrës së Milanos, Marotta nuk i ka kursyer fjalët për të prezantuar derbin e së hënës: “Është normale që për ne nuk përfaqëson vetëm një derbi, por këtë sezon diçka të jashtëzakonshme”.

Më pas, Marotta ka vazhduar duke folur për efektet e mundshme të fitores së Interit, që do të thotë titull: "Si e tillë ne jemi duke u fokusuar në atë që mund të jetë një ngjarje historike".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd