Transmetuar më 21-04-2024, 21:40

Futbollisti shqiptar i Kosovës, Zymer Bytyqi ishte njeriu i ndeshjes për Antaljaspor, që triumfoi 2-1 në shtëpi ndaj Hatajspor në kuadër të javës së 33-të në Superligën e Turqisë.

Bytyqi u aktivizua në lojë në minutën e 81-të në vend të Larson. Në minutën e 90+2-të, futbollisti i Kosovës realizoi për 2-1, duke e përmbysur rezultatin.

Ky ishte goli i parë për Bytyqin në këtë edicion me Antaliasporin, ndërsa ka edhe dy asistime. Ekipi i tij gjendet në vendin e tetë me 45 pikë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd