Transmetuar më 22-04-2024, 14:35

Protesta e studentëve në Prishtinë, ka vazhduar edhe sot me kërkesën për shkarkimin profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, i cili po akuzohet nga studentët për ngacmim s*ksual.

Studentët nuk po e lejojnë të dalë nga salla, ku është mbajtur mbledhja e Këshillit të Etikës të Universitetit të Prishtinës.

Profesori Xhevat Krasniqi, po akuzohet nga 27 studentë për ngacmim s*ksual. Lëvizja Feministe Studentore, për të disatën ditë me radhë po proteston para rektoratit të UP-së, e kësaj radhe në sallën e Administratës Qendrore të UP-së, ku edhe nuk lejuan daljen e profesorit nga salla, ku kanë hyrë edhe zyrtarët policorë.

Aty shihen edhe disa policë, ndërkohë, anëtarët e këshillit kanë pyetur organizatorët e protestës nëse mendojnë se shkarkimi i profesorit Xhevat Krasniqi, mund të shkarkohet në këtë mënyrë.

Profesori i UP-së po akuzohet nga 27 studentë për ngacmim seksual.

Lëvizja Feministe Studentore për të disaten ditë me radhë po proteston para rektoratit të UP-së, e kësaj radhe në sallën e Administratës Qendrore të UP-së, ku edhe nuk lejuan daljen e profesorit nga salla.

Xhevat Krasniqi pasi ka përfunduar deklarimin e tij, anëtarët e Këshillit të Etikës e kanë pyetur atë rreth vlerësimit që ka bërë në lëndën e tij dhe për disa prej deklaratave të studenteve që kanë raportuar ngacmimin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd