Transmetuar më 22-04-2024, 23:33

ITALI – Interi shpallet kampion i italisë për të 20-n herë në histori, por padyshim që ky i 20-ti është titulli që i shijon më tepër, jo thjeshtë për faktin që u arrit 5 javë përpara përfundimit të sezonit, por se e bëri pëballë rivalit të tyre të përjetshëm, Milanit, në “San Siro”.

Një sezon fantastik i zikaltërtve që kurorëzohet në këtë formë përballë një Milani të lodhur, pa ide dhe në përfundim të një epoke me shumë gjasë, atë të drejtimit nga Stefano Pioli.

Që në minutën e 18-të pas një goditje këndi, i harruar vetëm në zone Acerbi zhbllokon ndeshjen dhe kalon Interin në avantazh, ndërkohë që kuqezinjtë mbyllën një 45 minutësh të pare duke u endur në fushë pa arritur të vënë asnjëherë në rrezik portën e kundërshtarit të tyre.

Me fillimin e pjesës së dytë vjen edhe goli i knockout, Markus Thuram shënon golin e dytë në minutën e 49-të duke vulosur përfundimisht fitoren edhe pse kishte ende minuta lojë, por Milani ishte i pafuqishëm për të reaguar.

Pak minuta nga fundi si për të lënë një shenjë në këtë disfatë, Tomorri ngushton diferencën në 1-2 por vetëm kaq, pa mundur t’i prishë festën një Interit që zhvilloi një sezon fantastic të paktën në Serinë A.

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Asllani, fiton kështu titullin e parë në karrierë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd