Transmetuar më 23-04-2024, 09:43

Teksa Meriton Mjekiqi dhe Graciano Tagani po qëndronin në ambientet e jashtme të shtëpisë së “Big Brother VIP3”, janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin.

Shkak është bërë një fjalë e thënë prej balerinit e cila e revoltoi tepër shumë moderatorin.

 “Ishalla kthehet Ilnisa!”– u shpreh Graciano, ndërsa përballë tij qëndronte Meritoni i cili e ka ‘paralajmëruar’ Gracianon që nëse ky i fundit vazhdon të përmendi Ilnisën, e cila momentalisht ndodhet jashtë shtëpisë, ai do të vazhdojë të përmendi Argjirën, ish-partneren e Gracianos. “Po përse e përmend Ilnisën o vëlla? Përse? Çfarë po të intereson ty? Për çfarë e përmend, të kam thënë 1000 herë të mos e përmendësh! O zotëri, të kam thënë mos ma përmend sepse të përmendi Argjirën! Të kam kërkuar të mos ma përmendësh!”- u shpreh kështu Meritoni-Gracianos e ndërsa ky i fundit u duk sikur ‘nuk i interesonin’ fjalët e banorit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd