Transmetuar më 23-04-2024, 13:21

Gazeta e madhe italiane, ‘La Repubblica’ ka zbuluar në një shkrim se kryeministri shqiptar, Edi Rama ka shprehur shqetësim pas reportazhit investigues të rrjetit publik italian RAI 3.

Në një shkrim për drejtorin e RAI-t, Paolo Corsini, gazeta shkruan se, sikur të mos mjaftonin hallet e tjera që kishte, dje është detyruar të dëgjonte kryeministrin e tërbuar shqiptar në telefon.

“Dje, pavarësisht se kishte shumë për të menduar, ai duhej të dëgjonte edhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili u tërbua për episodin e Report për paktin mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët,” shkruan gazeta.

Kujtojmë se reportazhi i RAI-t ka bërë shumë bujë në Itali dhe Shqipëri, pasi zbuloi se pakti mes Shqipërisë dhe Italisë është hartuar për interesa të errëta.

Sipas Report, personi kyç pas kësaj marrëveshje është Engjëll Agaçi, njeriu që ka shërbyer si avokat i bosëve të rëndësishëm të krimit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd