Transmetuar më 23-04-2024, 13:30

TIRANË- Akt-ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit, Brian Spahiu, pas ndërhyrjes në klinikë dentare, do të kryhet nga një grup mjekësh italianë.

I mituri u dërgua nga familjarët në klinikën dentare për disa shërbime. Pasi mjeku, Roland Xhaxho i ka bërë grafinë, u ka thënë prindërve se fëmija ka 13 apo 14 dhëmbë për rregullim. Për shkak të numrit të lartë është vendosur që të kryhet operimi me narkozë.

Pas një operacioni që zgjati shumë orë, djali nuk është zgjuar më dhe është dërguar në shtëpi, sepse mjeku iu ka thënë familjarëve se do të zgjohet më vonë. Në shtëpi ai ka shfaqur probleme dhe rritje temperature dhe është dërguar në pediatri ku ka qëndruar në gjendje kome për 2 ditë dhe ka ndërruar jetë. Për ngjarjen e rëndë familjarët bëjnë fajtor mjekun dhe vajzën e tij, Ina Xaxho. Gjithashtu ata kanë akuzuar dentistin për manipulim të ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd