Transmetuar më 24-04-2024, 08:01

Në funksion të ceremonisë "Laureus World Sports Awards 2024", edicioni i 25-të i të cilit u mbajt mbrëmë në Madrid, Fabio Capellos iu kërkua të lidhte fjalën "gjeni" me disa kampionë nga bota e futbollit.

Nga Diego Armando Maradona te Ronaldo (“Fenomeni”), deri te Lionel Messi dhe CR7, të cilët kanë dominuar skenën ndërkombëtare në 15 vitet e fundit. I shoqëruar nga ish-futbollistë të kalibrit Raul, Desailly, Gullit dhe Del Piero, ish-trajneri i shquar italian pati mundësinë të ndajë disa anekdota nga karriera e tij, më pas u fokusua te kampionët si Messi dhe portugezi Ronaldo:

"Cristiano është një lojtar i madh, fitoi shumë tituj, "Topin e Artë" pesë herë, por nuk ishte aq i madh sa Messi. Ronaldo është një golashënues i madh dhe ka fituar gjithçka, por nuk është një gjeni. Messi, Pelé dhe Maradona ishin gjeni”.

Dhe kur u duk se Capello i kishte përcaktuar tashmë gjenitë e tij, italiani foli sërish për të përfshirë një anëtar të katërt në grup: “Meqë po flasim për gjenitë, ndoshta kam harruar një, që mund të hynte në këtë sallon; Ronaldo i shëndoshë”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd