Transmetuar më 23-04-2024, 19:04

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk i ka kursyer sulmet ndaj kryeprokurorit të SPAK, Altin Dumani edhe gjatë një eventi në Shkodër. I pyetur nëse i druhet arrestimit, Meta tha se nuk ka frikë nga një prokuror që i merret goja dhe që sipas tij merr urdhra nga qeveria.

“Nuk bëj presion ndaj askujt, unë them të vërtetën, aq më pak t’i druhem arrestimit nga një prokuror që i bindet Ëngjëll Agaçit, për shkak të aferave. Një prokuror që kërcënoi Arben Ahmetaj që të mbyllte gojën. Nuk i druhem një prokurori që i merret goja që s’di të thotë dy fjalë. Partia e Lirisë është në një rritje të papërmbajtshme, Ramaformën do ta hedhim në Lanë. Metamorfoza nuk hetohet në kohë por pas zgjedhjeve, sepse ashtu interesonte për të vjedhur votat në Shkodër”, tha Meta.

I pyetur për një izolim të tij me ndërkombëtarët, Meta u shpreh se po shijon lirinë e tij duke takuar qytetarë të thjeshtë dhe jo ndërkombëtarë të kapur.

“Jam aq i lumtur në lirinë time dhe në takimet e mia me Nënë Selvinë, me Ijen sot ne Bubq, e plot njerëz ndaj të cilëve Ilir Meta ka detyrime. Ilir Meta është i lodhur nga takimet me ndërkombëtarët, Rama është i vonuar, të gjithë ndërkombëtarët e dinë që Ëngjëll Agaçi është tutori i reformës në drejtësi”, shtoi Meta.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd