Transmetuar më 23-04-2024, 21:43

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ne datë 23.04.2024 ka regjistruar procedimi penal nr.546 i vitit 2024 me të dhëna që bëjnë fjalë për veprën penale të “Shpërdorimi detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 248 dhe 259 të Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore te kryera rezulton se më datë 23.04.2024 është paraqitur dhe ka bërë kallëzim penal shtetasi A.Ll, me profesion avokat, me cilësinë e mbrojtësit të emisionit “STOP” dhe ka bërë kallëzim penal për veprën penale të “Shpërdorimi detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Mbi bazen e kerkeses se Prokurorit, Gjykata e Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Elbasan ka caktuar masen e sigurimit “Arrest ne burg” ndaj shtetave A.M. dhe B.Q. me detyre respektivisht kryeinspektor dhe inspektor i IMT Bashkia Elbasan si te dyshuar për veprat penale të “Shpërdorimi detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 248 dhe 259 të Kodit Penal.

Ne ora 16:00 jane depozituar ne Drejtorine Vendore te Policise Elbasan urdhrat e ekzekutimit te vendimit te Gjykates. Prokuroria Elbasan bën me dije se dosja për kryeinspektorin e IKMT dhe vartësit të tij do ti kalojë SPAK.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd