Transmetuar më 23-04-2024, 22:36

Një person humbi tragjikisht jetën mbrëmjen e kësaj të marte në Lezhë, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

Mësohet se viktima është Vladimir Muhja, 50 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një biznesi në autostradën Lezhë-Tiranë.

Paraprakisht dyshohet se përcjellësi i energjisë elektrike ndodhej përtokë dhe u prek aksidentalisht nga këmbësori teksa kalonte aty pranë.

Në vendin e ngjarjen ka shkuar policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes së rëndë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd