Transmetuar më 23-04-2024, 23:39

Juventus është kualifikuar për në finalen e Kupës së Italisë. “Zonja e Vjetër” pas fitores 2-0 në aktin e parë në shtëpi, sonte në “Olimpico” mjaftoi një humbje e ëmbël 2-1.

Të besuarit e Igor Tudor e nisën ndeshjen me “marshin e pestë”, duke ushtruar presion konstant në portën e Perin. Lacialët realizuan gol gjatë zhvillimit të një goditje këndi në minutën e e 12-të, atëherë kur Castellanos u tregua i saktë me kokë.

Lazio e filloi me shumë dëshirë pjesën e dytë dhe dyfishoi shifrat me Castellanos. Bardhezinjtë siguruan një biletë për në finalen e Kupës pas golit të Milik në minutën e 81-të.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd